Altin Dumani u prezantua si kreu i ri i SPAK-ut. Duke folur para mediave në daljen e parë si kreu i institucionit më të rëndësishëm të akuzës në vend, Dumani deklaroi se lufta ndaj korrupsionit dhe aferave në nivele të larta do të ashpërsohet duke hyrë në faza të reja.

“Tashmë SPAK duhet të kalojë në një fazë tjetër të luftës kundër korrupsionit. Në këto 3 vite kemi fituar eksperiencë, të gjithë bashkë të demonstrojmë se do të bashkëpunojmë dhe përmes punës tonë të përballojmë sfidat që na presinm. Pas këtyre 3 viteve SPAK do kalojë tashmë në një fazë tjetër e që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar.”- theksoi Dumani.

Altin Dumani mori drejtimin e SPAK-ut pas një gare të shumëpërfolur ku nuk munguan dhe debatet në distancë mes ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Juri Kim dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama. Të dy palët pretenduan se po ndërhyhej në proces, ndërsa verdikti final nxori fitues pikërisht Dumanin i cili shihej si preferencë e SHBA-ve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *