Sulmuesi kolumbian i krahut të majtë do të jetë lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut.

Pas javësh negociatash të vështira, klubi bavarez ia doli të bindë Liverpulin duke ofruar 70 milionë euro për kartonin e Diaz.

Vetë lojtari u shpreh i hapur për kalimin te kampionët e Gjermanisë.

28-vjeçari do të firmosë për katër sezone me Bajernin e Mynihut, me opsion rinovimi për një vit.

Luis Diaz ishte zgjedhja e trajnerit Vinsent Kompani për krahun e majtë të sulmit, pasi klubi dështoi të merrte Niko Uilliams nga Atletiko Bilbao.

By Editor