Luis Enrike do të jetë trajneri i Paris Sent-Zhermenit për dy sezonet e ardhshme.
Tekniku iberik merr vendin e Kristof Galtier me synimin për të drejtuar parizienët drejt suksesit në Europë.
Luis Enrike në të kaluarën ka drejtuar Celta Vigon, Romën, Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës.
Suksesi i tij më i madh ishte fitorja e tripletës me katalanasit në vitin 2015-të.