Telenovela për të ardhmen e Romelu Lukakut duket se është zgjidhur.
Çelsi ka pranuar ofertën e Romës për huazimin e sulmuesit belg për një sezon në kryeqytetin Italian.
Romanët do të paguajnë 5 milionë euro për huazimin.
Emri i Lukakut u lidh me një kalim të mundshëm te Juventusi dhe kjo la një shije të hidhur te drejtuesit e Interit që po planifikonin një ofertë për blerjen e tij përfundimtare nga Çelsi.
Juventusi nuk ishte i gatshëm të paguante 40 milionë euro për sulmuesin, ndërkohë që tekniku Poçetino i tregoi derën duke e qartësuar se nuk e ka në planet e tij te Çelsi.
Opsioni i fundit mbeti Roma e Zhoze Mourinjos me teknikun portugez që e telefonoi Lukakun duke e ftuar të bashkohet me të në radhët e Romës.