1904

Një ditë, në Stamboll isha me një shok. Si ecëm mjaft kohë në baltet të rrugavet, si u lothmë duke kërcyerë gur mi gur nga frik e baltës dh’ e qerrevet që mënt e shtypin njerinë, hym’ më një kafene të çlodhemi pakë.

Kafeneja ish gjysmë plot. Sicilido kish zënë vënt: kush këndonte një gazetë, kush kuvëndonte me shoknë, kush merresh me të zbrazurë qelqetë me birë. Këtu këtje, dukeshin dhe dy a tre faqezinj, pun’ e të cilët është të hapin veshëtë, të rrëmbejn’ no një fjalë, të thonë këte fjalë, si ta stolisin me nja dy palë gënjeshtra, te qeverija dhe t’i nxijnë jetën e të gjorit…

Unë me shoknë t’im, ndenjm’ më një çip ku ishinë dhe dy miq Shqipëtarë: harova t’u them që shoku im ish turk, po një turk i Perëndisë, i nderçim dhe i mirë: ka tekdo njerës të mirë. Të dy miqtë Shqipëtarë ishinë të rinj, të nveshurë bukurë, me kollaro një pëllëmbë të lartë dhe me nga një shkop me kokë t’ergjënttë; kishinë mësuarë në Stamboll.

Njëri i thosh tjatrit:

– Efendëm, bendeznezi të tà bëj arz, madeja është kështu: nga sebepi q’u-be katl… Ahmet efendiu, Mustafa efendiu do të bëhet mahqum për qyrek xhezasi…

Shoku im m’u-qas në vesh dhe më tha:

– Këta zotërinj kuvëndojnë një turqishte të ndryshme!

– Flasën shqip, i thash unë.

– Ç’farë shqipe që, unë kupëtova gjithë sa thanë: kanë vrarë një njeri…

Miku im thosh të drejtënë; të dy djaloshët s’kuvëndonin shqip, po as tyrqisht; j’u thashçë njërit:

– Or i uruarë, pse s’kuvëndoni shqip, po trazoni një çorbë të fëlliqurë? Ç’janë këto fjalë të huaja që përzjeni në gjuhët tuaj? S’kini turp të turpërohi?

Edhe m’u kujtua që janë mjaft Shqipëtarë q’e kanë për nder të përzjejnë një shumicë fjalësh të huaja kur kuvëndojnë shqip. Myslimanëtë që kan’ nxënë turqisht, trazojnë fjalë nga kjo gjuhë; të krishterët që kanë mësuarë greqisht, trazojnë gjuhën’ e tyre me fjalë të marra nga gjuh’ e Athinësë, edhe thonë; malista, parakallo, kalimera, matotheo, efharisto, etj. (Këto fjalë shqip përkthehenë: si urdhëron, të lutem, mirëdita, për Perëndinë, tynjatjeta, etj).

Do me turqisht qoftë, do me greqisht qoftë, ata që trazojnë gjuhënë shqip me fjalë të tjera bëjnë një faj të madh. Bëjnë faj se është një gjê fort e shëmtuarë të vërë njeriu fjalë të huaja më një gjuhë; kur e flet vetë njeriu s’i vë rê; po kur dëgjon një tjatrë njeri që kuvëndon një gjuhë të përzjerë me fjalë të huaja, ahere e kupëton se sa shëmtim ka.

Bëjnë faj se duke përdorurë fjalë të huaja, harojmë fjalët shqip, dhe prishim gjuhën tènë.

Pasdaj, fjalëtë që përdorim të marra nga tyrqishtja a nga greqishtja, i marrëm pa nonjë nevojë; veçe ca të paka si çorbë, hesap, akoma, të taksur etj. dhe ca të tjera por të paka, s’kemi nevojë për fjalë të tjera; dhe në vënt që të themi efendëm  themi zot, zotni: në vënt arz themi të t’a them; në vënt made themi punë; në vënt sebep — të themi shkak, ngaje; në vënt katl themi vrasje; në vent mahqum themi u dëmtua. Sa për fjalën bendenezi, këte fjalë të ndyrë dhe të kromosurë, as duhet tà përdorim fare.

Bendenezi do të thotë robi juaj dhe përdoretë për të vogëlsuarë vethenë dhe për të rriturë tjatrin; gjuha shqip s’ka nevojë për këte fjalë, dhe as me nonjë gjuhë s’thotë njeriu për vethen’ e tij robi juaj; në shqip themi: unë, dhe atij q’i flasim i themi: zotëri, zotrote, po kurrë bendenezi.

Duke mejtuarë që çdo Shqipëtar ka detyrë të përpiqet të flasë dhe të shkroj-e dreqt dhe të pastrë gjuhën’ e tij, kuxova të dërgoj këto radhë te “Kalendari”, që të nxënë mënt ata që thonë: bendenezi dhe efharisto!

Publikoi: Agim Morina

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *