Nënkryetari i LDK-së ka theksuar se kjo parti nuk do të japë votë “bllanko” për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Sipas tij, LDK-ja nuk do të veprojë pa kushte dhe pa garanci politike në këtë proces.
Ai ka deklaruar se nëse LDK-ja është dëmtuar deri më tani për shkak të mospragmatizmit të saj, këtë herë kjo ka ndodhur pa të drejtë. “Herën tjetër, faji le të jetë i z. Kurtit. Ka për t’u dënuar partia e tij”, është shprehur nënkryetari i LDK-së, duke nënvizuar se përgjegjësia politike nuk mund t’i faturohet gjithmonë së njëjtës parti.

