Duket se asgjë nuk mund të pengojë suksesin e Xavi Alonsos dhe Leverkusenit të tij këtë sezon.
Fundi i viti 2023 e gjen Bayer Leverkusenin në krye të Bundesligës dhe grupit në Europa League, pa njohur humbje në 25 ndeshjet e fundit.
Me 81 gola të shënuar, 18 të pësuar dhe 11 ndeshje pa pësuar gol, Leverkusen radhitet ndër skuadrat evropiane me perfomancën më të mirë deri në këtë pikë të sezonit.
Boniface, Wirtz, Grimaldo, Frimpong dhe Xhaka duket se përbëjnë boshtin kryesor të këtij Leverkuseni, i cili duket se do të shkojë shumë larg.