Jashar Maja ra pre e  një dhune barbare të ushtruar nga vëllai dhe të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Video ku shihen disa persona të cilët sulmojnë me godasin me shkopa bejsbolli Majën dhe të vëllain tronditi opinionin publik.

Vetë Jashar Maja, me plagë të shumta, shpjegoi se ishte sulmuar nga fisi Rraja, për shkak të gurores që ata posedojnë në afërsi të banesës së tyre në Borizanë. Sipas Majës, ata po i kërkonin inxhinierit që drejtonte punimet në gurore që të ulej fuqia e shpërthimeve, pasi ato të mëparshmet u kishin dëmtuar banesën e tyre.

Maja shton se në këtë moment ata janë sulmuar nga pjesëtarët e fisit Rraja, ku njëri prej tyre, vëllai i deputetit Rrahman Rraja, Xhelali, mbante në dorë një pistoletë.

Ai thekson se policia erdhi në vendngjarje dy orë me vonesë, ndërsa nuk guxonin t’u afroheshin agresorëve.

“Ishim në prani të një inxhinieri të gurores dhe po diskutonim për minat, që t’i bëjnë më të buta shpërthimet sepse po na shembin shtëpinë. Menjëherë kanë ardhur fisi Rraja, me armë me shkopinj bejsbolli, na kanë dhunuar brutalisht deri sa të dy kemi rënë pa ndjenja. Kur kam ardhur në vete kam shkuar dhe kam ndihmuar çunin e xhaxhit, kemi dalë në xhade dhe kemi njoftuar policinë.

Pas dy orësh kanë ardhur se kishin frikë nga këta persona. Nuk kanë njoftuar as ambulancën. Na shoqëruan me një makinë dhe kemi shkuar në spital më pas. Bilbili është shumë keq, unë kam dëmtime por jam pak më lehtë. Bilbili ndodhet në një klinikë private sepse ka thyerje dore, këmbë, shpatull, ka shumë të çara në kokë.

Kanë qenë tre veta me armë, Xhelal Rraja, atë që e kam njoh. Disponojmë dhe një video që e kanë nxjerrë po ata, nuk e di pse e kanë nxjerrë. Me dash shteti i verifikon. Unë i bëj thirrje shtetit që t’i dënojë sa i parashikon ligji nëse nuk e bën do bëj vetëgjyqësi sepse skam çfarë të bëj.

Nuk na është hapur asnjë derë. Shkojmë te policia na thonë mos shkoni te gurorja se do t’u marrim të pandehur. Ne jemi të dëmtuar nga çdo anë, ajo gurore prapë vazhdon aktivitetin. Kemi shumë dëmtime në banesë, janë të plasaritura nga shpërthimi i minave.

Ne nuk kemi as mbrojtje, as ka ardhur policia të na pyes a jemi gjallë apo kemi vdekur.

Unë kërkoj të vihen autorët të gjithë të marrin dënimin përkatës, ose do ta kthej në vetëgjyqësi. Xhelal Rrajas nuk ia fal sa të jem gjallë sepse nuk i kam faj. E kam bërë shtëpinë me djersë.

Kur na sulmuan nuk na folën fare, vetëm na ofenduan. Më kanë goditur edhe me armë, edhe me shkop bejsbolli.

Kryesorët që kanë qenë me armë dhe kanë kryer dhunën, nuk janë arrestuar, sepse nuk ka kapacitet ky shtet me i kap. Për këtë gurore jam bërë kështu, se kam bërë me pisllëk sikur janë ata. Nuk kam shkuar unë te Rrajat, por kanë ardhur ata tek unë. Kryesorët e kësaj ngjarje janë të lirë.” – u shpreh ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *