Majorka e Vedat Muriqit mundi 1-0 Realin e Madridit. Sulmuesi nga Prizreni ishte vendimtar pasi shënoi nê fillimin e sfidës të vetmin gol të takimit.

Muriqi realizoi golin e 9-të sezonal duke qenë protagonisti kryesor dhe pika e referimit për Majorkën e këtij sezoni.

Reali i Madridit nuk arriti të ishte kërcënues pasi Majorka u rreshtua mirë në mbrojtje duke mos lejuar hapësira.

Kjo humbje e largon skuadrën e Karlo Ançelotit gjithnjë e më shumë nga synimi i titullit kampion, pasi Barcelona mund të thellojë diferencën në krye nëse arrin të fitojë sfidën ndaj Seviljes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *