Erling Haland përjetoi një mbrëmjë të paharrueshme në sfidën ndaj Lajpcigut të cilën Mançester Siti e fitoi në shifrat 7-0 duke siguruar kalimin në çerekfinalet e championsit.

Sulmuesi norvegjez realizoi 5 gola në këtë përballje duke iu bashkuar Lionel Mesit dhe Luiz Adrianos si të vetmit lojtarë që kishin arritur të shënojnë 5 gola në një ndeshje championsi.

Haland shkon në kuotën e 39 golave sezonalë kur jemi në muajin mars, 28 prej tyre në kampionat,10 në champions dhe 1 në EFL.

Duke folur pas sfidës ndaj Lajpcigut, sulmuesi norvegjez u shpreh i lumtur me paraqitjen e tij duke theksuar se nuk i kujtonte golat e shënuar.

“Ishte një mbrëmje e madhe. Jam me të vërtetë i lumtur të luaj në champions, e adhuroj këtë kompeticion. Të shënosh 5 gola dhe të fitosh 7-0 nuk është e thjeshtë. Jam pak konfuz, për të qenë i sinqertë nuk i kujtoj mirë golat. Mbaj mend vetëm se kam goditur pa u menduar shumë.”- u shpreh Haland.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *