Dëmtimet e Armando Brojës po kthehen në dramë me shumë seri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e la sërish fushën e lojës në përballjen e kupës mes Evertonit dhe Peterboros.
23-vjeçari doli nga fusha me barrelë dhe mes lotësh pasi kishte vetëm 15 minuta që ishte aktivizuar. Trajneri i sapoemëruar i Evertonit, Lejton Bejnsi, tha pas ndeshjes se po shpresohet se Broja nuk ka një dëmtim të rëndë pasi ai nuk u nis menjëherë në drejtim të spitalit.
“Ai (Broja) ishte keq kur u largua nga fusha. Nuk u nis menjëherë për në spital dhe ky fakt na jep njëfarë optimizmi se dëmtimi mund të mos jetë as i rëndë. Të presim rezultatet,” – tha Bejns.