Ikona e Milanit, Paolo Maldini tha për “La Republica” se presidenti i Milanit, Xherri Kardinale e kishte hedhur poshtë punën e tij pas një sezoni jo të mirë. Ai e akuzoi presidentin e klubit se i kërkoi një projekt për të fituar Championsin, ai e dorëzoi, por nuk mori kurrë një përgjigje për të.

“Kur u emërova drejtues te Milani, skuadra vlente 200 milionë euro, ndërsa vlera e saj u rrit në 500 milionë. Fituam titullin kampion dhe arritëm në gjysmëfinale të Championsit pas më shumë se një dekade.

Ai (Kardinale) kërkonte që unë të fitoja Championsin, por kishte vendosur prej kohësh të më shkarkonte. Ai erdhi dhe më tha që unë dhe Masara jemi të shkarkuar duke u justifikuar se kishim raport të keq me Furlanin, ndërkohë që unë me të jam takuar vetëm një herë dhe kemi shkëmbyer katër mesazhe. Mu kërkua të ndërtoja një plan për të fituar Championsin, unë e bëra këtë plan me Masarën dhe me një mik konsulent, ia dërguam, por nuk morën kurrë një përgjigje”.- u shpreh Maldini.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *