Mançester Siti mposhti 3-1 Uest Hemin duke siguruar titullin kampion me dy pikë para rivalëve të Arsenalit.
Dygolëshi i Foden dhe goli i Rodrit zhvlerësuan realizimin e Kudus për miqtë duke u dhënë “qytetarëve” titullin e katërt radhazi dhe të gjashtin në epokën e Pep Guardiokës.
91 pikë për Sitin, 89 për Arsenalin që mposhti 2-1 Evertonin, por sërish nuk ia del përballë rivalëve nga Mançesteri.