Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po formohet si një ushtri me parametrat e NATO-s. Ai shtoi se Kosova tashmë ka një flotë të sajën dronësh luftarakë, ndërsa pritet dhe ardhja e 200 raketave Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të forcojnë ndjeshëm mbrojtjen ajrore dhe atë tokësore të vendit.

Ministri nënvizoi se aktualisht Kosova po kryen pagesën për këtë sistem. Ai theksoi se janë prokuruar sisteme të ndryshme nga vende të ndryshme dhe disa prej tyre janë të përafërta me Javelin-in, duke iu referuar sistemit kundërajror amerikan, i cili ka aftësi të avancuara kundër mjeteve të blinduara.
Maqedonci gjithashtu përmendi se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka zbatuar të gjitha procedurat e prokurimit dhe se Kosova është tashmë në fazën e ekzekutimit të pagesave. Gjatë këtij viti, pritet që një sasi e konsiderueshme e këtyre raketave të arrijë në vend.