Qendërmbrojtësi i kombëtares është huazuar nga Roma te Sasuolo deri në fundin e këtij sezoni.
Kumbulla do të jetë shok skuadre me Nedim Bajramin, ndërsa krahas Sasuolos për shërbimet e tij shfaqën interes Udinese dhe Xhenoa.
Kumbull sapo është riaftësuar nga një dëmtim shumë i gjatë dhe te Sasuolo mund të marrë minutat e nevojshme për të rigjetur formën para nisjes së Euro 2024 në muajin qershor.