Marash Kumbulla pësoi një dëmtim ndaj Milanit në muajin prill dhe saga e tij vijoi për një kohë të gjatë.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare duket se ka lënë pas dëmtimin e gjatë teksa Zhoze Mourinjo deklaroi se do e grumbullojë për sfidën e nesërme ndaj Juventusit.

Do të jetë e vështirë për mbrojësin lezhjan të marrë minuta në këtë përballje, por rikthimi i tij në këtë fazë të sezonit është një lajm i mirë për Romën, por sidomos për Silvinjon që mund të ketë në dispozicion një forcë të shtuar në mbrojtjen e Shqipërisë për përballjet e vështira në Euro 2024.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *