Media e njohur në Spanjë shkruan se Karlo Ançeloti e ka pranuar ofertën e Federatës Braziliane për të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës.

“Marca” raporton se trajneri italian do të jetë në stolin e Brazilit në Botërorin e 2026-ës, me opsion zgjatjeje kontrate deri në vitin 2030, në bazë të rezultateve.

Ançeloti pritet të firmosë në fillim të qershorit dhe të jetë në pankinë në përballjet me Ekuadorin dhe Paraguajin, të vlefshme për eliminatorët e Botërorit 2026. Ai pritet të fitojë 10 milionë euro në vit, e njëjta pagë që merr nga Reali i Madridit.

Ulja e Ançelotit në stolin e Brazilit është përkrahur nga kolonia braziliane e Realit: Vinicius, Rodrigo, Militao dhe Endrik. Edhe Rafinja i Barcelonës e kishte mirëpritur afrimin e italianit në stolin e Brazilit.

By Editor