E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Kilian Mbape po e mendon largimin nga radhët e Paris Sent Zhermenit për t’u bashkuar me Realin e Madridit.

Mbape po mbyll sezonin e 6-të në radhët e PSG-së, por mungesa e suksesit në Ligën e Kampioneve duket se po e shtyn të kërkojë një fanelë me peshë në Evropë dhe e duhura duket ajo e Realit të Madridit.

Mbape rinovio vitin e kaluar me klubin e kryeqytetit francez,  por “Marca” shkruan se sulmuesi po e mendon largimin, ndërkohë që Reali i Madridit kërkon të nënshkruajë një parakontratë me të për të paguar më pas klauzolën e lirimit nga PSG-ja.

Madrilenët kanë kohë që ëndërrojnë për afrimin e Mbapesë dhe kjo duket periudha e duhur për të kryer këtë transferim pasi humbja 4-0  ndaj Mançester Sitit në Champions nxori në pah limitet e Realit në fazën sulmuese duke treguar se një cikël është mbyllur dhe një tjetër duhet të hapet.

Sakaq, vetë Mbape, i mbetur në hije nga vëmendja për Erling Haland apo Xhud Belingam, kërkon të rimarrë sërish stafetën në elitën e futbollit europian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *