Mario Mitaj është një nga zbulimet e mëdha të Silvinjos në kombëtaren e Shqipërisë. 

20-vjeçari nga Vermoshi i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në krahun e majtë të mbrojtjes në fazën kualifikuese për në Europianin e vitit të ardhshëm që zhvillohet në Gjermani. 

Talentin e Mitajt të parët duket se e kanë pikasur grekët në kohën kur AEK-u i ofroi atij një kontratë prej profesionisti. Krahas afrimit te AEK-u erdhi dhe ftesa nga Federata Greke e Futbollit që i ofroi Mitajt vendin e titullarit në të gjitha grupmoshat, deri në radhët e ekipit Shpresa, mirëpo ai zgjodhi Shqipërinë. 

Mbrojtësi i majtë tha për “Sport Ekspres” se vendimin e ka marrë pa dilema dhe me zemër për të përfaqësuar atdheun e tij.

“Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit i ka thënë klubit: “Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave..

Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë.

Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për pushime. Në shtëpi flisnim vetëm shqip, ishte kusht i vendosur nga babai edhe për mua dhe për motrën, që të flasim sa më mirë shqip.” – tha Mitaj.

Aktualisht Mitaj është pjesë e Lokomotivës së Moskës, ndërkohë që ka pohuar se ofertat për të nuk mungojnë dhe në janar mund të kalojë në një tjetër skuadër.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *