Mbrojtësi i majtë shqiptar i Al-Ittihad-it, Mario Mitaj, pritet të largohet nga klubi saudit gjatë afatit kalimtar të janarit. Burime pranë klubit bëjnë me dije se 22-vjeçari nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Sérgio Conceição.

Sunderlandi, ekipi i PL-së, ka shfaqur interes të madh për Mitajn dhe po monitoron nga afër situatën, duke e parë si një përforcim të mundshëm për mbrojtjen.

Mbrojtësi shqiptar është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tretë radhazi, çka ka shtuar zërat për një përçarje me drejtuesit e klubit. Marrëdhëniet janë ftohur që nga vera, kur Mitaj kërkoi largimin nga Al-Ittihad.

Situata mbetet e hapur, por duket se janari mund të sjellë një kapitull të ri në karrierën e tij, me rikthimin në futbollin europian që duket gjithnjë e më i afërt. Kjo mund të shënojë edhe mundësinë për të luajtur në të njëjtën skuadër me Granit Xhakën.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *