Mario Mitaj mund të ndryshojë skuadër që në janar, sipas raportimeve të fundit nga Arabia Saudite. Klubi Al Itihad ka vendosur ta shesë mbrojtësin e krahut të majtë, duke hapur rrugën për një transferim të mundshëm në merkato.
Largimi i Mitajt lidhet edhe me planet e klubit për të përfunduar marrëveshjen me Nuno Tavaresh. Mbrojtësi i majtë ka shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me klubin arab nga Lazio.
Drejtuesit e Al Itihad kanë vendosur të mos presin merkato e verës për 22-vjeçarin, duke marrë vendimin tashmë për transferimin e tij.
Ende mbetet e paqartë se cila do të jetë shuma e kërkuar për Mitajn, pasi kontrata e tij zgjat deri në vitin 2028, gjë që e mban klubin në pozicion të fortë për negociata. Për ta blerë nga Lokomotiva e Moskës, Al Itihad kishte shpenzuar rreth 5 milionë euro, përfshirë huazimin dhe blerjen më pas.

