Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rute do të marrë sot drejtimin e NATO-s në selinë qëndrore të organizatës në Bruksel.
Rute pason në këtë detyrë norvegjezin, Jens Stoltenberg i cili ishte në krye të aleancës ushtarake për një dekadë.
Mark Rute pritet të përballet me sfida jo të lehta në drejtim pasi lufta në Ukrainë ka sjellë luhatje dhe paqartësi për disa vende të aleancës.
Ai do të synojë ruajtjen e unitetit dhe ofrimin e ndihmave të mëtejshme për Ukrainën.
Po ashtu zgjedhjet presidenciale amerikane mund të sjellin sfida të reja për alenacën nëse në krye të Shtëpisë së Bardhe rikthehet Donald Tramp.
Ky i fundit njihet për qëndrimet dhe kritikat e ashpra ndaj NATO-s. Tramp ka kërcënuar deri me largimin e SHBA-ve nga alenca nëse shtetet anëtare nuk përmbushin detyrimet buxhetore respektive.
Tramp është shprehur në disa raste se NATO nuk do të mbahet vetëm me paratë e amerikanëve.
Si kryeministër i Holandës, Mark Rute njihej si skeptik ndaj politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian.