Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha gjatë një falimi të mbajtur në Bruksel se rreziku i një përballje ushtarake me Rusinë nuk është utopi.
Mark Rute theksoi se Vladimir Putin kërkon një luftë të gjatë me Ukrainën ndërsa po vlerëson dhe një përballje më të zgjeruar me Evropën.
Rute shtoi se NATO-ja duhet të operojë me mendësinë e luftës në këto kushte kur aleancat proruse në botë janë qartësuar.
Sipas ish-kryeministrit holandez, Rusia po ndjek politokat e Luftës së Ftohtë duke investuar miliarda në indsutrinë ushtarake.
“Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne”, tha Mark Rutte, duke shtuar se evropianët duhet të përgatiten për mundësinë që Rusia të përdorë “ushtri dronësh” në kontinent. Putini, shtoi ai, “po përpiqet të godasë lirinë dhe mënyrën tonë të jetesës.
Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër deri në pesë vjet”, tha ish-kryeministri holandez, i cili paralajmëroi se shtetet e NATO-s mund të kenë nevojë të shpenzojnë më shumë se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në fushën e mbrojtjes. NATO tani kërkon nga vendet e saj anëtare që të shpenzojnë 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje..” – tha Rute.