Pritej me kureshtje të madhe dueli mes Mark Zukenberg dhe Elon mask, pasi themeluesi i Meta-s i lëshoi dorashkën para disa kohësh pronarit të Tuiter-it dhe Tesla-s.

Zukenberg shkroi së fundmi në instagram se ndihet i lodhur nga pritja e gjatë për këtë duel duke akuzuar Mask se po gjen justifikime për të mos u ndeshur.

Zukenberg theksoi se ka hequr dorë nga ky duel, duke rikujtuar se Mask mund ta kontaktojë nëse ndryshon mendim.

“Elon nuk do të konfirmojë një datë, pastaj thotë se ka nevojë për operacion dhe tani më kërkon të bëjë ndeshje në oborrin tim. Nëse Elon do vendosë për datën dhe do e marrë seriozisht, ai e di se si të më kontaktojë.” – shkroi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *