Maroku kaloi në çerekfinale duke arritur një sukses historik ndaj Spanjës. 

Spanja e llogarive në ndeshjet e grupit duket se nuk i kishte bërë mirë hesapet me Marokun. Afrikanët luajtën me vetëbesim gjatë 120 minutave duke mos qenë aspak inferior ndaj iberikëve.

Koha e rregullt dhe shtesa nuk prodhuan asnjë gol. Nga seria e penalltive, marokenët tregohen më të saktë duke realizuar tre nga katër ekzekutimet e tyre, ndërsa portieri Bono shndërrohet në barrikadë duke pritur dy penallti tê spanjollëve, ndërsa penalltia tjetër ndalet nga shtylla.

Arritje e jashtëzakonshme për Marokun që tashmë pret në çerekfinale fituesen e sfidës Portugali-Zvicër.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *