Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falenderoi SHBA-të për rolin e tyre në marrëveshjen për targat të arritur dje në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Osmani anashkaloi BE-në duke i deleguar SHBA-ve të gjitha meritat për marrëveshjen e arritur. “Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse.“ – shkroi Osmani në Tuiter

Marrëveshja për targat obligon Serbinë të heqë dorë nga lëshimi i targave ilegale, ndërsa Kosova nga ana e saj obligohet të ndërpresë përkohësisht procesin e riregjistrimit të automjeteve me targa ilegave në pronësi të serbëve të Kosovës. Kjo marrëveshje është
përshëndetur nga SHBA-të dhe BE-ja duke e parë si inkurajim për vijimin e bisedimeve deri në normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *