Marselo ishte protagonist i një ndërhyrje brutale ndaj Luçiano Sançez në sfidën mes Fluminenses dhe Argentinos Zhunior e vlefshme për Kupën Libertadores.
Ishte minuta e 57-ë kur ish-mbrojtësi i Realit të Madridit ndërhyri ashpër ndaj kundërshtarit duke i thyer këmbën.
Veterani brazilian u ndëshkua me karton të kuq, por ai shpërtheu menjëherë në lot sapo pa këmbën e thyer të Sançezit dhe po duke qarë u largua nga fusha e lojës.