Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën për dosjen e masakrës së Dobraçit me katër viktima duke patur dyshime se pas ngjarjes qëndron një grup i strukturuar kriminal. 

Për pasojë cështja tashmë i kalon për hetim Prokurorisë së Posaçme.

Në këtë ngjarje mbetën të vdekur Hamza Lici, Arlind Bushati ndaj të cilëve u hap zjarr nga persona të armatosur dhe shtetasit Flutura e Bashkim Basha të cilët ndodheshin rastësisht në vendngjarje. 

Dyshohet se në këtë ngjarje mbeti i plagosur dhe shtetasi Ibrahim Lici, por organet ligjzbatuese nuk e kanë konfirmuar ende nëse personi në foto në vendin e ngjarjes është apo jo Ibrahim Lici.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *