Procesi i Primareve në Partinë Demokratike u çel sot në orën 8 të mëngjesit dhe përfundon në orën 18 të mbrëmjes.
Çdo anëtar i kësaj partie ka të drejtë të votojë vetëm për një kandidat në fletën e votimit, ku janë të listuar emrat e kandidatëve sipas qarqeve. Votimi zhvillohet me parimin “një anëtar, një votë”.

Procesi zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ndërsa në radhët e Partisë Demokratike ka pasur zëra kundër zhvillimit të këtij procesi.
Argumenti kryesor i kundërshtuesve të Primareve ishte se disa funksionarë drejtues në parti janë votëbesuar me vullnetin e anëtarësisë dhe nuk ka pse të votohen sërish. Megjithatë, në fund u vendos që Primaret të zhvillohen.