Liderët e shteteve evropiane kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të këtij samiti, mes tyre Emmanuel Macron, Keir Starmer, Volodymyr Zelensky, Recep Tayyip Erdoğan dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.
Fokusi i punimeve do të jenë zhvillimet në rajonin evropian, me theks të veçantë te Ukraina.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të protestojë në Bulevardin “Zogu i Parë”.
Sali Berisha injoroi refuzimin e lejes për të protestuar në zonën e Bulevardit të Ri, duke njoftuar protestën në bulevardin “Zogu i Parë”.
Motoja e protestës do të jetë: “Vjedhja e zgjedhjeve nga pushteti aktual me anë të ndikimit të bandave, presionit ndaj administratës dhe blerjes së votës”.