Kilian Mbape rezultoi sërish përcaktues për Francën me dy golat e shënuar ndaj Polonisë duke udhëhequr ekipin drejt çerekfinales.
Gjelat kaluan në epërsi me golin e Zhiru i cili tashmë është shënuesi më i mirë në historinë e Francës me 52 gola të shënuar.
Polakët u përpoqën të reagonin dhe shpërdoruan një mundësi të mirë shënimi me Zielinskin. Mbape dyfishon për Francën, ndërsa pak minuta para fundit shënon golin e tretë pas një goditje të pamundur për t’u arritur nga Shezni. Golin e nderit për polakët e shënoi Levandovski me penallti.
Tashmë francezët presin fituesin e sfidës mes Anglisë dhe Senegalit për të mësuar kundërshtarin e çerekfinales.