Reali i Madridit dhe Barcelona përballen në fundjavë në finalen e Kupës së Mbretit, sfidë e cila përcakton edhe fituesin e trofeut të parë sezonal në Spanjë.
Të dyja ekipet janë në garë edhe për titullin kampion, ndërsa pritshmëritë për finalen e kupës mbeten të larta në të dy kampet.
Lajmi i mirë për Realin është rikthimi i Kilian Mbapes. Sulmuesi mungoi ndaj Bilbaos në kampionat për shkak pezullimi, ndërsa raportohet se ai pati edhe disa shqetësime fizike, të cilat duket se janë tejkaluar.
Karlo Ançeloti duket se do ta kursejë sulmuesin edhe në ndeshjen ndaj Getafes për kampionat ditën e nesërme, për ta aktivizuar titullar në finalen e fundjavës.
Nga ana tjetër, Hansi Flik duhet të motivojë të besuarit e tij në mungesë të Robert Levandovskit. Sulmuesi polak pësoi një dëmtim në momentin vendimtar të sezonit dhe parashikohet që, krahas finales së kupës, të mos luajë as në dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Interit.