Kilian Mbape deklaroi se ai nuk ka asnjë problem me Lionel Mesin dhe se e gjithë kjo situatë është fryrë nga mediat në mënyrë të panevojshme.
“Do të jetë gjithçka në rregull me Mesin. Në botëror ai po kryente detyrën e tij dhe unë po kryeja timen. Në klub kemi ambicie të përbashkëta. Bashkë me Mesin dhe Nejmarin do të bëjmë gjëra të mira. Mesi më ka ndihmuar shumë që dhe unë të ndjek gjurmët e tij. Unë nuk mund të kafshoj dorën që më ushqen dhe e gjithë kjo situatë po krijohet nga media.”- tha Mbape.
23-vjeçari injoroi pyetjen rreth sjelljes së portierit të Argjentinës, Emiljano Martinez kundrejt tij. “Nuk është problemi im. Nuk humbas energji me gjëra të tilla. Detyra ime është të jap më të mirën për ekipin ku bëj pjesë.”- shtoi Mbape.