PARIS, FRANCE - JUNE 03: Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain looks on during the Ligue 1 match between Paris Saint-Germain and Clermont Foot at Parc des Princes on June 03, 2023 in Paris, France. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Mediat franceze raportojnë se Kilian Mbape i ka informuar drejtuesit e Paris Sent Zhermenit se nuk do të aktivizojë klauzolën e rinovimit të kontratës deri në qershor të vitit 2025-së.

Kjo do të thotë se Mbape në përfundim të kontratës do të jetë lojtar i lirë, gjë e cila refuzohet si opsion nga klubi i sheikut Al-Kelaifi.

PSG-ja kërkoi nga Mbape të merrte një vendim mbi rinovimin dhe tashmë drejtuesit e klubit parizien mund të mendojnë shitjen e tij pasi sulmuesi mund të largohet me parametra zero në 2025-ën dhe kjo do të ishte humbje e madhe duke larguar falas futbollistin më të shtrenjtë në futbollin e sotëm.

Kjo situatë shkon në favor të Realit të Madridit që kërkon prej kohësh afrimin e sulmuesit në radhët e tij. Largimi i Benzemasë ka krijuar boshllëk në sulmin e madrilenëve, ndërkohë që koha e një sulmi final për afrimin e Kilian Mbapesë duket se ka ardhur.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *