Anija “Moliva” në të cilën besohet se janë 2100 ton mbetje lëndësh të rrezikshme toksike mbërriti sot në portin e Durrësit.
Anija ishte nisur në korrik të këtij viti drejt Tajlandës, por u rikthye mbrapsht. Ngarkesa e anijes u denoncua fillimisht nga “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.
Lënda me përmbajtje të rrezikshme besohet të jetë hi nga oxhaqet metalurgjike.
Prokuria e Durrësit urdhëroi sekuestrimin e 20 kontenjerëve në anije dhe vendosjen e tyre në një zonë të sigurt.

Po ashtu organi i akuzës urdhëroi dhe vëzhgimin e këtyre kontenjerëve me kamera sigurie.
Prokuroria e Durrësit pritet të nisë një hetim të detajuar lidhur me këtë ngarkesë, ndërkohë që fillimisht subjektet operuese do të plotësojnë një procesverbal ku u kërkohet të përshkruajnë me hollësi aktivitetin procedurial lidhur me ngarkesën në fjalë.