Lajmin e dha ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë.
Sipas Elbert Krasniqit, marrëveshja me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” me drejtues Halil Kastratin parashikon ndërtimin e mbi 200 banesave në katër komunat me shumicë serbe. Sipas Krasniqit, këto shtëpi do u japin mundësinë shumë të shpërngulurve të rikthehen edhe të jetojnë në tokat e të parëve të tyre.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qëndrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjeve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e ty” – shkruan Krasniqi në Fejsbuk.