Vijon të rritet bilanci i jetëve të humbura nga tërmeti i fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë. Në Turqi numri i të vdekurve raportohet 20.318, kurse në Siri 3.513.
Puna vijon sërish në terren, ndërkohë që shpresat për të mbijetuar nën rrënoja sa vijnë dhe veniten. Tërmeti 7.9 ballë i 6 shkurtit po konsiderohet si një nga më vdekjeprurësit e 30 viteve të fundit.