Operacionet e kërkim-shpëtimit nuk kanë të ndalur në Turqi dhe Siri. Bilanci i viktimave sa vjen dhe rritet, ndërkohë që ende po nxirren të mbijetuar nën rrënoja.
Numri i viktimave ka kaluar shifrën 41.000, prej tyre, 35.418 në Turqi dhe 5.800 në Siri.
Një grua 42-vjeçare u nxorr e gjallë në qytetin Kaharamaras të Turqisë pasi kishte mbijetuar për 222 orë nën rrënoja. Gruaja e identifikuar si Melike Imamoglu u pa teksa nxirrej nga rrënojat për t’u transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Familjarët e mbeturve nën rrënoja kanë shprehur sërish zemërim ndaj autoriteve turke duke i akuzuar për ngadalësim të operacioneve të kërkm-shpëtimit. Ata shprehen se prej nëntë ditësh që kur tërmeti goditi vendin, mund të ishtë bërë shumë më tepër për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja.