Burime diplomatike nga Arabia Saudite i thanë AFP-së se mbi 550 besimtarë myslimanë ndërruan jetë gjatë Haxhit tre ditor në Mekë.
Pelegrinazhi që u mbajt nga e premtja deri të dielën u shoqërua me temperature të larta, mbi 51 gradë.
Burimet theksojnë se mbi 320 nga të vdekurit ishin pelegrinë të ardhur nga Egjipti.
“Ata vdiqën të gjithë për shkak të vapës, me përjashtim të njërit që ndërroi jetë pasi u plagos kur u shkel nga një turmë.” – tha një nga burimet.
Kryerja e Haxhit në vendin më të shenjtë të Islamit vlerësohet si detyrim për secilin besimtar të paktën një herë gjatë jetës.