Ka një arsye pse poetët shpesh thonë: “Poezia ma shpëtoi jetën”, sepse shpesh faqja bosh është e vetmja që dëgjon vuajtjet e shpirtit, e vetmja që e regjistron historinë plotësisht, e vetmja që i merr të gjitha me butësi dhe pa të dënuar.
Clarissa Pinkola Estes

Ajo që të bën poet është dhuntia për gjuhën, aftësia për të parë thelbin e gjërave dhe për t’u marrë me të pavetëdijshmen. Kur të gjitha këto gjëra bashkohen, je poet. Por nuk ka asnjë truk të vogël që të bën poet. Nuk ka ndonjë formulë.
Erica Jong

Poezia, mendoj, është një disiplinë tiranike. Duhet të përshkosh kaq shpejt një hapësirë kaq të vogël.
Sylvia Plath

Poezia është një nga artet e lashta dhe fillon si të gjitha artet e bukura, brenda shkretëtirës origjinale të tokës.
Mary Oliver

Zanafilla e një poezie për mua është zakonisht një grup fjalësh. E vetmja metaforë e mirë që mund të mendoj është një metaforë shkencore: zhytja e një filli në një solucion të mbingopur për të nxitur formimin e kristalit.
Margaret Atwood

“Poezia … është zbulimi i një ndjenje që poeti beson se është e brendshme dhe personale, të cilën lexuesi e njeh si të tijën.” — Salvatore Quasimodo, nga një fjalim në Nju Jork, cituar në The New York Times.

“Poezia është vërshimi spontan i ndjenjave të fuqishme: ajo e merr origjinën nga emocionet e kujtuara në qetësi.” – nga “Parathënia e baladave lirike”.
William Wordsworth

Përktheu: Granit Zela

By Editor