Gazetari i TRT-të, Hakan Kapur shpërrndau në Tuiter një video ku ekipet e emergjencës nxjerrin të gjallë nga rrënojat një fëmijë 3-vjeçar.
Fëmija mbijetoi për 22 orë nën rrënoja dhe shpëtimi i tij po cilësohet si mrekulli.
Sakaq, bilanci i viktimave vijon të rritet. Në Turqi shënohen mbi 3300 të vdekur, ndërsa në Siri mbi 1400.
56 shtete të ndryshme kanë nisur drejt Turqisë dhe Sirisë grupet e tyre të ndihmës.