Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në Turqi dhe Siri. Qyteti i Hatay-t në Turqi ofroi sërish të mbijetuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 6 shkurt. Dy të rinj, 24 dhe 36 vjeç u nxorën të gjallë nga rrënojat e një spitali privat në këtë zonë pasi mbijetuan për 11 ditë. Agjensia  e lajmave Anadolu njoftoi se ekipet e kërkim-shpëtimit dëgjuan zëra teksa po detektonin zonën rreth spitalit të shembur dhe menjëherë filluan punën për nxjerrjen e dy të rinjve nga rrënojat.

Sakaq, shifrat e fundit flasin për më shumë se 44.000 të vdekur, prej tyre, 38.044 në Turqi dhe mbi 5000 në Siri.

Shpresat për të mbijetuar të tjerë nuk janë venitur ende pasi kërkimet intensive po arrijnë të identifikojnë ende gjurmë të mbijetuarish nën rrënoja.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *