Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës thekson se kryeqyteti i tyre u përball me një sulm masiv dronësh të lëshuar nga Rusia.
Zyrtarë të lartë ushtarakë ukrianas konfirmuan se sulmet me dronë ndaj Kievit janë shtuar ndjeshëm që nga pushtimi i rajonit të Kurskut brenda territorit të Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka shprehur gatshmërinë për uljen në tryezë të negociatave për t’i dhënë fund luftës, por Rusia ka vendosur dy kushte të panegociueshme. Kremlini kërkon të Krimeja të njihet si pjesë e Rusisë dhe Ukraina të shpallë neutralitetin e saj si shtet.