Bajerni i Mynihut ka pësuar 15 gola në 15 javët e para të sezonit dhe ky tregues ka alarmuar drejtuesit dhe teknikun Tomas Tuhel.
Gara për titull me një Leverkusen të pandalshëm do të jetë shumë e vështirë me një mbrojtje që nuk ofron garanci.
“Kicker” shkruan se bordi bavarez ka ndarë 80 milionë euro për merkaton e janarit për dy objektivat në prapavijë.
Objektivi i parë është Ronald Arauho, me mbrojtësin e Barcelonës që vështirë se do e pranojë një largim nga katalanasit në këtë fazë të sezonit. Arauho është propozuar disa herë dhe nga Lotar Mateus si zgjidhje për qendrën e mbrojtjes së Bajernit.
Emri i dytë është ai i Matin Zubimendit. Mesfushori difensiv i Real Sociedadit po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me klubin bask dhe vlera e tij ka shkuar në 50 milionë euro. “Kicker” raporton se Zubimendi është kërkuar me ngulm nga Tomas Tuhel i cili dihet se nuk e preferon Joshua Kimish në skemat e tij.