Sipas shifrave përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 396.022 vota apo 42.27 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 196.353 vota apo 20.96 për qind dhe do t’i ketë 24 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 171.249 vota apo 18.28 për qind, do t’i ketë 20 deputetë. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66.226 vota apo 7.07 për qind dhe në Kuvend do të përfaqësohet nga tetë deputetë.

Lista Serbe, partia që mbështetet nga Beogradi zyrtar, do t’i ketë nëntë deputetë. Një ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit, i cili shërbeu si ministër gjatë Qeverisë Kurti II.

Me këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë formimin e një qeverie vetëm me pakicat joserbe. Pritet të shihet në ditët në vijim se cila do të jetë rrjedha e ngjarjeve, ndërsa mediat në Kosovë kanë raportuar se Nisma, e drejtuar nga Fatmir Limaj, mund të jetë partnere e Vetëvendosjes në një koalicion për mandatin e ardhshëm.

By Editor