Shqipëria barazoi 0-0 me Serbinë në një ndeshje me shumë intensitet dhe tension, pjesë e kualifikueseve për Botërorin 2026. Pavarësisht rezultatit, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje pozitive, duke dominuar në disa momente dhe krijuar raste të qarta.

Një nga episodet kyçe ishte penalltia e humbur nga Rey Manaj në pjesën e parë, që mund ta kishte ndryshuar fatin e takimit.

Julian Shehu ishte surpriza e formacionit të Silvinjos dhe një nga më të mirët në fushë. Në prononcimin për mediat, ai theksoi se “Shqipëria meritonte fitoren” dhe se skuadra “mori përgëzime nga trajneri”.

Kapiteni Berat Gjimshiti u shpreh se presioni ishte i madh dhe ndjeu keqardhje për barazimin, duke besuar se Shqipëria kishte mundësi reale për të marrë tre pikët.

Në fund, një pikë që mban gjallë shpresat për kualifikim, por lë pas një ndjesi të qartë: Shqipëria mund të kishte bërë më shumë.

By Editor