Procesi i regjistrimit të votuesve nga mërgata për zgjedhjet në Kosovë u mbyll mbrëmjen e djeshme.

110 mijë aplikime raportohet të jenë çertifikuar për procesin zgjedhor që mbahet më 9 Shkurt. 

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi shtyrjen me 3 ditë të afatit për regjistrim, por kërkesa nuk kaloi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

LDK-ja nuk mori pjesë në seancën ku do të shqyrtohej ky propozim çka solli dhe reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje e cila e akuzoi partinë opozitare për sabotim të mërgatës.

Mërgata e Kosovës pritet të ushtrojë të drejtën e votës me anë të votimit fizik në ambasada dhe konsullata dhe me anë të votës me postë.

Një numër i konsiderueshëm emigrantësh po ashtu pritet të votojnë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve.

By Editor