Marrëveshja për emigrantët e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë ka marrë sot dhe miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.
74 votave të shumicës u janë bashkuar dhe 3 votat e PDIU-së duke e çuar në 77 numrin e votave që i hapin rrugë zbatimit të kësaj marrëveshje.
Marrëveshja parashikon sjelljen e 3000 emigrantëve afrikanë në vit nga Italia të cilët pritet të sistemohen në kampet që do të ngrihen në zonat e Shëngjinit dhe Gjadrit.
Po ashtu, me 74 vota në favor, shumica parlamentare kaloi dhe ligjin e zonave të mbrojtura.
Opozita ka hedhur akuza të forta se ky ligj rrezikon seriozisht zonat e mbrojtura pasi krijon kornizën ligjore për investime strategjike në këto hapësira.