Jetëgjatësia e popullsisë në Shqipëri ka ardhur në rritje. Pas vitit të vështirë të pandemisë, treguesit e jetëgjatësisë në vendin tonë tregojnë se shqiptarët po jetojnë më shumë.

Revista Monitor, referuar të dhënave të INSTAT-it raporton se në vitin 2021, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte ai i Kukësit, me 77,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte ai i Gjirokastrës, me 70,0 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte Tirana, me 81,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte Gjirokastra, me 74,2 vjet. Siç raporton Monitor, në vitin 2021, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 76,5 vjet, 74,4 vjet për burrat dhe 78,7 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumë se burrat.

Në vitet 1950-të, jetëgjatësia në Shqipëria ishte 54 vjeç, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë se një shqiptar sot jeton mesatararisht 77 vjet.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *