Mijëra banorë të Floridas braktisën banesat pas paralajmërimeve të përsëritura nga autoritetet. 

Uragani “Milton” siç pritej goditi Floridan duke shkaktuar përmbytje masive dhe erëra të forta.

Lartësia e ujit arriti deri në tabelat e rrugëve ndërsa erërat kanë shkulur shumë pemë. 

Mbi 2 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. 

Autoritetet policore i thanë CNN-it se një shtëpi në jugun e Floridas u godit nga një tornado duke shkaktuar dhe viktima. 

11 milionë banorë kanë mbetur pa internet ndërsa shumë shtëpi lëvizëse kanë pësuar dëmtime nga përmbytjet dhe erërat e forta. 

Autoritetet theksojnë se është ende herët për një bilanc të dëmeve pasi uragani “Milton” vijon të paraqesë rrezikshmëri.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *